Shkrimtari Zija Çela, i ftuar që të flasë në Cadrës e Lirsë nuk i ka kursyer kritikat edhe për protestën e opozitës. Çela u shpreh se PD duhet të mos pengojë deputetët të shkojnë e të bëjnë detyrën në Kuvend. Çela u shpreh kritik edhe ndaj çadrës së opozitës, duke e cilësuar si mjet të politikës për të futur kokën në thes. Shkrimtari ka bërë thirrje për më shumë përgjegjësi nga e gjithë klasa politike.

“Mirëpo ja që ju, megjithatë, ia kërkoni dorëheqjen zotit Rama, ia kërkoni në mënyrë të përsëritur e me ngulm. Madje lideri i opozitës, zoti Basha, e fton kryeministrin në takim me dorëheqjen e firmosur. Nuk marr përsipër tërë analizën e këtij momenti, veçse po heq ndonjë vizë paralele. Atëherë përse do të bëhej takimi me një njeri të zhveshur nga pushteti, një njeri që nuk ka më tagër për asgjë? Me cilin do të bisedonte zoti Basha? Kryeopozitari nuk është Hamleti dhe as Kryeministri nuk mund të shndërrohet në fantazmën e mbretit, sepse dialogje të këtilla mund të ndodhin vetëm në teatër, si në tragjedinë e Shekspirit. Kam dëgjuar se, në bazë statutit të PS-­së, kryetari i Partisë është njëkohësisht kryeministër. Për analogji, e përfaqëson gjithnjë kryetarin socialist një partiak, që nuk është më Kryeministër?”- tha shkrimtari.

-Si rezultat i bisedimeve, pse jo, mund të vijnë edhe dorëheqjet- tha Zija Çela, duke bërë nuk gjithë zhvillimet e deritanishme në protestë.

-Çadra nuk ka pse ta pengojë grupin parlamentar të debatojë në parlament, të votojë, të mos votojë, të bojkotojë seanca të caktuara apo të japë kumte edhe përmes komisioneve përkatëse. Nuk i shof në skalionin e parë disa nga figurat më kontribuese dhe historike të PD- tha Çela.

/Veritas.com.al/