Zjarri ka nisur që të Mërkurën në mbrëmje, por gjatë natës është nxitur akoma më shumë nga era e fortë. Pishat e Shëngjinit, në afërsi të Portit, u vunë nën pushtetin e zjarrit, duke rrezikuar edhe banesat pranë.
Disa nga banorët u evakuuan gjatë natës, ndërsa të tjerë po ndjekin situatën me ankth.
Megjithatë, Shefi i Policisë se Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Agustrin Pepkolaj, tha në media se zjarri është izoluar dhe nuk përbën shqetësim për banorët.
Zjarrfikës nga Laçi e Shkodra iu bashkuan atyre të Lezhës që ndërhynë nga toka.
(Updated)
Zjarri që ka rënë në pyllin e Shëngjinit që të Mërkurën natën, është rindezur edhe pse disa zjarrfikës shkuan në vendngjarje. Situata është përkeqësuar sot në mesditë.
Aktualisht flakët po i afrohen hoteleve në plazhin Rana e Hedhun, një prej zonave bregdetare më të frekuentuara gjatë verës.
Edhe pse emergjencat civile u aktivizuan duke hedhur ujë nga ajri, flakët nuk janë vënë ende nën kontroll.