(FOTO: Flakët e zjarrit kanë marrë jetën e 64 personave që të Shtunën)/

Një avion zjarrfikësi mbushur me ujë për shuarjen e flakëve në zjarrin gjigand të Portugalisë, u përplas dhe ra sot- sipas zyrtarëve lokal.

Ata thanë se avioni i ‘Canadair’ ra pranë Pedrógão Grande. Deri tani nuk ka informacione rreth shkaqeve.

Më shumë se 1,000 zjarrfikës në tokë dhe avionë nga shumë vende po luftojnë me flakët e zjarrit.

Zjarret iu kanë marrë jetën 64 personave dhe plagosur më shumë se 130 të tjerë që ditën e Shtunë.

Shumica e viktimave vdiqën në makinat e tyre kur po përpiqeshin të largoheshin nga zona e zjarrit.

Veritas.com.al/

https://youtu.be/ADUFOnYflGw