Nga: Jozefina Topalli/
“Lulzim Basha ka urdheruar nisjen e nje procedure antistatutore per t’i imponuar Partisë Demokratike një gare te rreme per drejtimin e ri. Duke e bere procesin zgjedhor ne Parti antistatutor, te nxituar, jo serioz dhe te papërgjegjshëm, zoti Basha po kerkon jo thjesht te mbaje peng partine dhe te grabisë nje mandat te ri drejtues, por se pari po kërkon qe t’i shmanget dhënies llogari dhe marrjes përsipër te pergjegjesise per humbjen katastrofale ne zgjedhjet parlamentare. Zoti Basha shpreson se përmes garës se tij te rreme mund te shnderrohet nga humbes ne “fitimtar”.
Disa qindra mije vota qe Basha ia hoqi Partise Demokratike nuk i asgjeson dot me nje proces te manipuluar zgjedhor brenda partise. Demokratet nuk ia falin kurre edhe sikur te manipuloje 100 per qind te rezultatit te garës.
Zoti Basha është katastrofa e PD-se.
Fale strategjisë se gabuar dhe taktikave elektorale te ngritura mbi glorifikimin e personalitetit te tij te rreme ai rrezoi ne gjunjë Partine Demokratike dhe i dha ndihmën me te madhe zotit Rama, bashkudhëtarit dhe mikut te orëve te vona te kësaj vere, per fitoren e tij dërrmuese. Rama i kërkoi marrëveshje qe te behej timonier, Basha e desh aq shume sa e beri “kondotier”. Ringritja e PD-se dhe revanshi i saj politik fillon vetëm me largimin e zotit Basha. Demokratet e dine shume mire këtë, prandaj zoti Basha kërkon me çdo kusht te manipuloje procesin duke shkelur brutalisht statutin e Partisë.
Basha nuk pranon barazi ne gare, nuk pranon rregulla te drejta dhe te paanshme, nuk pranon proces te hapur dhe transparent, nuk pranon konkurrence te vërtetë as idesh dhe as personalitetesh, nuk pranon ballafaqim dhe as debat. Zoti Basha tmerrohet nga forumet, sepse tmerrohet nga e vërteta. Por tek te gjitha këto është shpëtimi i PD-se. Prandaj ne kërkojmë gare te barabarte, rregulla te ndershme e te paanshme, proces te hapur e transparent, konkurrence te vërtetë, ballafaqim e debat. Ne kërkojmë respektim dhe vendimmarrje te forumeve drejtuese, sipas statutit. Te gjitha këto janë kushte te panegociueshme te procesit. Pa to ne PD nuk ka dhe nuk mund te ketë gare. Sa me shpejt ta realizoje Basha këtë, aq me shpejt do vije ringritja.
I bej thirrje zotit Basha te ndërpresë menjëherë paligjshmërinë dhe pengmarrjen e partise, përpara se te përballet me zemërimin dhe revolten e demokrateve. Te kuptoje sa me shpejt se demokratet do dine ta mbrojnë partine e tyre.
Une u bej thirrje te gjithë demokrateve te bëhemi bashke, te mbrojmë partine nga pengmarrja, te refuzojmë grabitësit. Ky është obligim i te gjithëve funksionare e militante, anëtarë forumesh e drejtues, përfaqësues degësh dhe koordinatore. Është koha te ngrihemi, te mbrojmë statutin dhe te drejtën tone për te zgjedhur drejtuesit. Është koha te mbrojmë demokracinë dhe vlerat demokratike qe na lidhin tash tre dekada”
*Deklarata e plotë e zonjës Topalli në konferencën për mediat