Një grup studentësh nga Universiteti i Tiranës, me pankarta në duar ku shkruhej “Duam zgjedhje të lirë”, i kanë dalë para përfaqësueses së lartë të BE, Mogherini, por nuk e kishin të mundur ta kontaktonin. Policia i largoi shpejt studentët.
Ndërsa shefja e diplomacisë së BE po linte ambientet e Universitetit të Tiranës, disa të rinj erdhën pranë saj duke mbajtur në duar një poster ku shkruhej “We want free and fair elections” – “Duam zgjedhje të lira e të ndershme”.
Mogherini ka nxituar të futet në makinën e kolonës që e shoqëronte, ndërsa punonjësit e Gardës së Republikës reaguan menjëherë duke bllokuar të rinjtë.
/Veritas.com.al/