Sali Berisha. Por ai është distancuar nga listat e kandidatëve për deputetë të PD-së. Në një mesazh të publikuar pas pyetjes së një qytetari Berisha thotë se listat janë hartuar nga Lulzim Basha, pasi janë detyrë e tij dhe se ai nuk ka pasur asnjë rol në hartimin e tyre.

“Faleminderit per mesazhin. Me këtë rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD është ekskluzivisht vetëm e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit i cili pa asnjë keqardhje ka pasur zero rol ne listën e re. Por unë mendoj se është e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tij. Me urimet e mia me te mira per ju, me respekt Sali Berisha”, – shkruan ish-kryeministri.