Një zyrë partiake që i përkiste Alternativës populiste për Gjermaninë (AfD) në qytetin e Döbeln u bombardua dhe Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit (LKA) deklaron se ata besonin se sulmi ishte i motivuar politikisht.

Sulmi ndodhi të enjten në mbrëmje, sipas një zëdhënësi të policisë, i cili tha se natyra e shpërthimit ishte fillimisht e paqartë, por askush nuk u lëndua nga raporton Die Welt.

Tre burra, të gjithë gjermanë te moshës 29, 32 dhe 50 vjeç, u arrestuan në lidhje me sulmin në Dresden tha LKA të premten. Një zëdhënës i policisë konfirmoi se megjithëse ata besonin se bombardimet ishin të motivuara politikisht, ata ende nuk ishin të sigurt për lidhjet që ndonjë nga të dyshuarit mund të ketë në skenën ekstremiste të ekstremit të majte në Saksoni.

LKA gjithashtu nuk ka zbuluar se çfarë lloj eksplozivash janë përdorur në sulm dhe as identitetin e tre njerëzve të arrestuar. Prokurori i Chemnitz ka thënë se pavarësisht nga personat që janë të dyshuar për sulmin, aktualisht nuk ka prova të mjaftueshme për t’i mbajtur ata në burg dhe mund të lirohen në ditët në vijim.

AfD në parlamentin e shtetit të Saksonisë dënoi atentatin si një shembull i ekstremizmit të majtë duke thënë se dhuna e krahut të majtë “po përkeqësohet dhe më keq në Saksoni”. Partia shtoi se që kur ata u zgjodhën në parlamentin e Saksonisë, partia u targetua në gjithsej 80 sulme ndaj zyrave dhe shtëpive private të anëtarëve.

Një zëdhënës i AfD tha për Breitbart London se partia mban gjurmët e sulmeve kundër anëtarëve duke thënë se në vitin 2017 partia kishte qenë subjekt i 669 sulmeve kriminale të llojeve të ndryshme.

Atentati u dënua gjithashtu nga zëvendëskryeministri i Saksonisë Martin Dulig, një anëtar i Social Demokratëve, i cili tha, “dhuna nuk i përket mjeteve të demokracisë. AfD duhet të luftohet politikisht dhe jo me eksplozivë. “Ai shtoi se sulmi dëmtonte demokracinë dhe ndihmonte partinë populiste.

Atentati vjen vetëm disa muaj pasi grupi i ekstremit të majtë Antifa ka lëshuar një manual terrori që ka inkurajuar ekstremistët e tjerë që të sulmonin zyrat e partisë AfD dhe të lidheshin me një dokument tjetër edhe më ekstrem, i cili dha udhëzime se si të shpërthehen bomba me telekomande në distancë.

Anëtarët e Antifa në Gjermani u kapën më parë nga policia e fshehtë në Thuringia duke grumbulluar kimikate dhe eksplozivë me potencial të lartë në atë që u përshkrua si një fabrikë bombash me celulare marsin e kaluar.

Sulmi ndjek gjithashtu një tjetër atentat me dinamit të një zyre te partisë populiste në Itali vitin e kaluar, në të cilën një grup ekstremist anarkist i majtë mori përsipër që kishte vene një bombe në zyrat e partisë La Lega të Matteo Salvinit në Treviso në gusht.

Veritas.com.al/