Një organizator dhe kryetar i një dege lokale ‘Momentum, të Partisë Laburiste Angleze, ka deklaruar ‘solidatitetin’ me Korenë e Veriut, përderisa ky shtet komunist lufton ‘imperializmin’.

Sarah Cundy, 18 vjeç, një mbështetëse e të majtës LAburiste me kryetar Jeremy Corbyn , ka vënë flamurin e Korsë së Veriut në profilin e saj, në anë të flamurit ‘gay’; dhe pas tyre edhe flamujt e Venezuekës, Kubës dhe Palestinës- shkruan Breitbart News.

Kur gazetarët bënë pyetje reth lamurit, ajo tha: “Janë flamujt e vendeve që prezantojnë se unë jam në solidaritet me to. Unë jam në solidaritet me vendet që kanë vullnetin të bëjnë qëndresë përballë imperializmit’

Ajo shtoi se nuk e mbështeti lëshimin e raketave bërthamore nga Koreja e Veriut mbi Japoni, ‘por sidoqoftë është në solidaritet më shumë me Korenë e Veriut se me Shtetet e Bashkuara”- sipas postimit të saj.

“Koreja e Veriut ka armë për të mbrojtur veten dhe popullsinë e saj të sigurt prej ndonjë pushtimi- ata nuk duan të përfundojnë si Libia”- shkruan ajo.

Veritas.com.al