Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për anëtarët e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” në Lazarat. Ky grup- sipas pretencës- ka penguar aksionet e Policisë së Shtetit për eliminimin e kultivimit të drogës në Lazarat. Anëtarë të  grupit dyshohet se janë autorë të vrasjes së efektivit të Policisë së shtetit, më 24 qershor 2015.

Dy të dënuarit më rëndë- sipas propozimit të Prokurorisë- janë me mbiemrin Aliko, që në fakt janë djem të ish- kryetarit të Komunës së Lazaratit, Dashamir Aliko, i  cili ishte shpallur “armik” për qeverinë gjatë periudhës kur zhvillohej operacioni policor.

Të dënuar me burgim të përjetshëm, sipas pretencës së Prokurorisë, janë Arbion Aliko, Bajram Bocia, dhe  Elvis Bocia.

Tetë të tjerët janë dënuar me aq shumë vite burg sa numri arrin në 162 vjet.

/Veritas.com.al/