Një deklaratë e Edmond Spahos, kryetar i grupit parlamentar të PD ka lënë shijen e deklaratave të komunistëve në Luftën e Dytë Botërore, kur partizanët u premtonin fshatarëve: ‘Hakun ua japim pas luftës’. Edhe zoti Spaho u ka thënë protestuesve që u burgosën për dhunë se ‘sapo të vijë në pushtet PD, ‘do t’ju shpërblejmë’.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 50 protestues. Në vendimin e gjykatës u mor masa e “arrestit me burg” për 20 protestues. Ndërkaq, për 11 protestues u dha masa “arrest shtëpie” dhe për 19 të tjerë masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Protesta e 11 majit, zhvilluar nga opozita e bashkuar u kritikua edhe nga ambasadat  në vendin tonë. Ndërkombëtarët deklaruan se në atë protestë është përdorur dhunë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Edmond Spaho, menjëherë pas dhënies së masave të sigurisë ndaj 50 protestuesve të 11 m ajit, ku 20 janë lënë në burg, tha se ata janë të gjithë të burgosur politik të regjimit të Edi Ramës.

Spaho deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët që dhanë vendimet janë nën urdhrat politik të Ramës, ndërsa shtoi se të burgosurit politikë do të dëmshpërblehen.

“Gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës. Ata do të japin llogari, kur nesër PD të jetë në pushtet. Këta të burgosur do të cilësohen si persona të burgosur politik. Fundi i Ramës do të jetë i paevitueshëm. Në protestën e radhës do të na ketë më shumë kundër tij”, tha Spaho.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.