Nga: Veritas/

Ndërsa ish- ministrit të ‘ egër’ të Punëve të Brendshme, shpesh herë i thërritur ‘Koci Bako’ dhe shpesh herë ‘Saje Qorri’, sot i është refuzuar takimi me prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Nuk dihet se çfarë do t’i thoshte Tahiri- Lllalës, ndonjë informacion të ri ose ndonjë ankesë pse po e përflasin si të përfshirë në një bandë trafikantësh droge në Itali… Por me sa duket tashmë ‘kupa’ ose dosja është mbushur dhe askush nuk ka më nevojë për dëshminë e ish- ministrit, i shfaqur si më i fuqishmi pas Koci Xoxes në Shqipëri.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mësohet se ka kërkuar një takim urgjent me kryeprokurorin Adriatik Llalla ditën e sotme, në lidhje me arrestimin e Moisi Habilaj dhe shkrimet e medieve italiane, se edhe ish-ministri ka qenë i implikuar në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Mësohet se këtë takim e ka refuzuar Llalla, pikërisht për shkak të zhvillimeve shumë të shpejta të të gjitha ngjarjeve dhe shkrimet në mediat italiane, të cilat e akuzon Tahirin për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Nje takim i papritur rreth nje ore mes prokurorit Lllala dhe shefit te SHIK eshte mbajtur sot.

Ish kryeministri dhe ish- president i Republikës, Berisha ka njoftuar shkurt dhe shpejt se ‘tashmë është prerë mandati i arrestit’ për Tahirin. Opozita ka deklaruar sot se ka bërë 1400 denoncime ndaj veprës së bashkëpunimit të Tahirit me bandat.

Por edhe miqtë e kanë lënë ish- ministrin të përballohet vetë me veprën e tij.

Kryeministri Rama, që dikur e kishte edhe zëdhënës, por edhe ministër të lavdëruar, e la Tahirin në Tiranë dhe ndodhet në Shkup për një takim ndërkombëtar.

Çfarë po ndodh kështu? Po dëgjohen tringëllima prangash për nëpunës të nivelit të lartë…

A po nis ‘pastrimi’ që është kërkuar edhe nga aleatët e SHBA dhe të Europës?

Deri ku do të shkojë ‘pastrimi’?. Të gjitha pyetjet bëhen nëse vërtet Tahiri arrestohet… Ndryshe gjithë besimi dhe kështjella e hamendjeve, bie edhe kësaj here.

Veritas.com.al/