UPDATED:

Të paktën 52 palestinezë janë vrarë dhe 2,400 janë plagosur gjatë përplasjes në kufirin e Gaza, thonë zyrtarët palestinez.

 Lajmi i orës 12: 51:

Të paktën 28 palestinezë në Gaza janë qëlluar për vdekje nga trupat Izraelite pas përplasjes së përgjakshme në kufi, thanë zyrtarët palestinez.

Dhuna shpërtheu para hapjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem, e cila ka inatosur palestinezët.

Ata e shikojnë këtë si mbështetje të qartë të Shteteve të Bashkuara për Izraelin mbi gjithë qytetin e Jerusalemit, pjesa lindore e të cilit shtrihet në Palestinë- pohojnë ata.

Zyratrë të lartë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe bijën e Donald Trump dhe burrin e saj, do të marrin pjesë në ngjarje.

Qeveritarët Islamik në Gaza, Hamas, kanë prirë protesta masive në “Marshin e Madh të Rikthimit” për gjashtë javët e kaluara. Izrael ka thënë se protestuesit po tentojnë të prishin  rrethimin kufitar.

Fëmijë kishte mes të të vrarëve të ditës së Hënë dhe më shumë se 1,000 persona janë plagosur, tha ministria e shëndetësisë e Hamas.

Palestinezët hodhën gurë dhe bomba dore, ndërsa ushtria e Izraelit përdori armë sniper dhe e mbuluan vendin me tym gomash të djegura.

Ushtria Izraelite tha se 35,000 palestinezë kanë marrë pjesë në “ trazirat e dhunshme” përgjatë murit të sigurisë ku veprojnë trupat “në përputhje me procedurat standarde”.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.