Nga: AARON KLEIN/ Breitbart News

Pavarësisht zemërimit për mbulimin fillestar të Pekinit të shpërthimit të koronavirusit Kinez, vendi tashmë po përpiqet të përdorë pandeminë globale në një kohë kur SH.B.A. e gjen veten duke luftuar për të përmbajtur sëmundjen.

Më poshtë,pa ndonjë renditje të veçantë, janë katër mënyra kryesore që Kina po fiton terren nga kriza e koronavirusit.

1 – Kina po përdor pandeminë për të pozicionuar veten si një lider i përgjigjes globale ndërsa SH.B.A. zhvendoset në modalitetin e mbijetesës.

Kina vuajti shumë në fillimin e pandemisë, përfshirë edhe gjatë periudhës kur ajo ishte e angazhuar në mënyrë aktive në një mbulim të virusit. Tani që kriza duket se është stabilizuar disi në Kinë, vendi po pozicionohet si udhëheqësi global në ndihmë të kombeve të tjera që të reagojnë ndaj shpërthimit të koronavirusit Kinez.

Dhe kjo përgjigje i ofron Kinës një mundësi unike për të shtrirë tentakulat e saj duke zgjeruar masivisht ndikimin e saj ndërkombëtar dhe duke luajtur rolin e superfuqisë pikërisht në një kohë që SH.B.A. është duke luftuar për të përmbajtur virusin. Në vetëm një shembull, Kina ka furnizuar sasi të mëdha maskash për vendet me goditje të forta ndërsa SH.B.A. po punon shpejt duke u përpjekur të prodhojë maska të mjaftueshme për kërkesat e veta të brendshme.

“Kjo mund të jetë kriza e parë e madhe globale në dekada pa lidershipin domethënës Amerikan dhe me udhëheqje të konsiderueshme Kineze,” vuri në dukje Rush Doshi, drejtor i Iniciativës së Strategjisë së Kinës në Institutin Brookings në Uashington.

Axios raportoi se think tank-et Kineze të mendimit po lundrojnë idenë e një “organizate globale shëndetësore të udhëhequr nga Pekini që do të rivalizonte [Organizatën Botërore të Shëndetit]”.

“Qeveria Kineze është përpjekur të projektojë fuqinë shtetërore Kineze përtej kufijve të saj dhe të vendosë Kinën si një udhëheqës global, jo e ndryshme me atë që qeveria Amerikane ka bërë për pjesën më të mirë gjatë një shekulli, dhe shpërndarja e ndihmës mjekësore është pjesë e këtij misioni, “argumentoi Dr. Yangyang Cheng,studiues pas doktoratës pranë Universitetit Cornell dhe kolumnist për SupChina.

Në të vërtetë, Kina ka premtuar ose ofruar ndihmë shumë larg dhe gjerë, nga Greqia në Itali, Japoni, Irak, Serbi, Spanjë dhe madje edhe Peru, në një përpjekje, siç e karakterizoi New York Times, “për të ripozicionuar veten jo si inkubator autoritar i një pandemie, por si një udhëheqës i përgjegjshëm global në një moment krize në të gjithë botën. ”

“Pandemia e koronavirusit është bërë një fushë beteje,” tha Bruno Maçães, një ish sekretar i shtetit për Cështjet Evropiane në Portugali. “E shoh Kinën të përqendruar në përdorimin e krizës si një mundësi për të luajtur epërsinë e modelit të saj.”

“Unë mendoj se kjo tregon gjithashtu se si mund të duket ndryshimi i klimës në të ardhmen,” shtoi Maçães, “më pak se një mundësi për bashkëpunim global dhe më shumë sfond për konkurrencën gjeopolitike, me çdo aktor kryesor që përpiqet të bëjë më mirë sesa rivalët e tij.”

Peter Rough, ish drejtori i kërkimit për Presidentin George W. Bush dhe një bashkëpunëtor i Institutit Hudson, vuri në dyshim motivet e Kinës për të ofruar ndihmë selektive për disa vende.

Rough shkroi në revistën Foreign Policy:

Merrni për shembull vendimin e gjigantit të telekomunikacionit Kinez Huawei për të dhuruar 800,000 maska në Hollandë. Pse konglomerati, i njohur për afërsinë e tij me qeverinë Kineze, do të shfaqte një dashamirësi të tillë ndaj një vendi që, në atë kohë, nuk kishte ndonjë rast të koronavirusit? Me siguri nuk mund të jetë sepse ankandi i Hollandës për licencat e gjeneratës së pestë (5G) është planifikuar për në qershor, dhe sepse Hollandezët duhet të vendosin nëse do ta përjashtojnë Huawein nga rrjetet e tij 5G për shqetësimet e spiunazhit.

Ose konsideroni Italinë, ku Kina ka dërguar mjekë dhe dhuruar ventilatorë që kanë qenë skarco.A buron interesi i ri i Kinës për mirëqenien e Italisë nga shqetësimi i vërtetë, apo nga statusi i Romës si një nga përkrahësit më të mëdhenj të Evropës për Nismën Belt and Road ?

Ndoshta, atëherë, dhurimi i 500,000 maskave të Kinës për Greqinë nuk është një dhuratë me karakteristike bujarie.Apo nuk është gjë tjetër veçse një kalë dhuratë, pjesë e fushatës shumë më të gjatë që e ka larë Greqinë me tregti dhe investime? Greqia pothuaj ka qenë një mbështetëse e besueshme e Kinës në Bruksel,të cilën Pekini gjithnjë e më shumë e llogarit se vë veton ndaj çdo mase që Kina do ta konsiderojë se është në kundërshtim me interesat e saj – për shembull tregtinë, sigurinë ose të drejtat e njeriut.

Kina gjithashtu mund të jetë duke kërkuar të drejtojë një pykë në Evropë, ku ka përqendruar disa nga ndihmat e saja të ofruara strategjike për vendet jo-BE në një kohë kur anëtarët e BE-së po mbyllin kufijtë e tyre.

Në një nga shumë shembujt, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u tha gazetarëve se ai i shkruajti një letër “vëllait dhe mikut” të tij Xi Jinping, presidentit Kinez, duke kërkuar ndihmë mjekësore, duke shkruar se “vendi i vetëm që mund të na ndihmojë është Kina”.

“Solidariteti Evropian nuk ekziston,” u ankua Vuçiç. “Kjo ishte një përrallë në letër. Unë besoj në vëllain dhe mikun tim Xi Jinping dhe besoj në ndihmën Kineze. ”

2 – Amerika dhe pjesa tjetër e botës mbështeten te Kina për produktet farmaceutike, një fenomen që Pekini tashmë ka filluar ta shfrytëzojë.

Ashtu si pjesa tjetër e botës, SH.B.A. është shumë e varur nga Kina për përbërësit në ilaçet kritike pasi ato produkte janë më të lira atje dhe Kina është subjekt i më pak rregulloreve. Kjo e vendos Partinë Komuniste Kineze në një rol kryesor në kontrollin e zinxhirit të furnizimit të [rodukteve farmaceutike në botë.

Rreth 80 përqind e përbërësve aktivë të përdorur në ilaçet e SHBA besohet se vijnë nga Kina dhe India. Ndoshta më e rrezikshmja, Kina është prodhuesi i vetëm i disa antibiotikëve gjenerikë.

Edhe India, e cila është përgjegjëse për rreth një të pestën e eksporteve të ilaceve gjenerike në botë, merr pjesën më të madhe të importeve të lëndës së parë nga Kina. Për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit Kinez nën pandeminë e koronavirusit, India kohët e fundit njoftoi se do të duhet të pezullojë përkohësisht eksportet e 26 ilaçeve thelbësorë dhe përbërësve të tyre, përfshirë disa antibiotikë.

Nëse Kina do të fikte zinxhirin e saj ndërkombëtar të furnizimit farmaceutik, atëherë “spitalet ushtarake dhe klinikat do të pushonin së funksionuari brenda disa muajsh, nëse jo ditëve”, paralajmëroi Rosemary Gibson, autorja e “Kina Rx: Duke ekspozuar rreziqet e varësisë së Amerikës nga Kina për Mjekësinë”.

Pothuaj, një artikull në agjencinë mediatike të drejtuar nga shteti Xinhua e konsideruar si një mjet i rëndësishëm për PKK lë të kuptohet se po mban ilace nga SH.B.A. Artikulli paralajmëroi që Kina kishte mundësinë të impononte kontrolle farmaceutike të eksportit, të cilat mund të hedhin SHBA në “detin potent të koronavirusit. . ”

Sen. Marco Rubio tha se paralajmërimi Kinez vërteton që Kina mendon se gjatë krizës së koronavirusit “ata mund të kërcënojnë se do të na ndërpresin furnizimet tona farmaceutike, ata mund të shkaktojnë një problem të brendshëm këtu që do ta vështirësonte situatën ose ne t’i përballojmë ato.”

“Eshtë një shumë e jashtëzakonshme e levës financiare,” tha Rubio.

Holly Strom dhe Kenneth Schell, të dy presidentët e shkuar të Bordit të Farmacive Shtetërore të Kalifornisë, dokumentuan:

FDA ka identifikuar afërsisht 20 ilaçe që prodhohen vetëm ose derivojnë përbërësit e tyre aktivë farmaceutikë nga Kina. Sh.B.A është pjesërisht e varur nga përbërësit e papërpunuar Kinezë për 370 ilaçe që konsiderohen “thelbësore” nga Organizata Botërore e Shëndetit. ** Sipas një studimi, çmimet për lëndët e para farmaceutike janë rritur deri në 50% që nga fillimi i shpërthimit.

Megjithë kërcënimin e mire-publikuar, besimi në ilaçet Kineze është rritur vetëm vitet e fundit. Sipas një raporti të qeverisë Amerikane të lëshuar vitin e kaluar, importet Amerikane të materialeve farmaceutike Kineze u rritën me gati një të katërtën në 2017 nga viti i kaluar në afro 4 miliardë dollarë.

Ndërsa është mjaft vonë në lojë, disa ligjvënës të shquar Amerikanë tani po mbrojnë që Sh.B.A të marrë përsëri kontrollin mbi industrinë e ilaceve. Sen. Tom Cotton dhe Rep. Mike Gallagher prezantuan Aktin e Mbrojtjes së Zinxhirit tonë Farmaceutik nga Kina që synon t’i japë fund varësisë së Sh.B.A nga ilaçet Kineze.

Ndër të tjera, legjislacioni ofron stimuj për prodhuesit për të prodhuar ilaçe brenda vendit dhe kërkon që subjektet federale të ndërpresin blerjen e ilaceve me përbërës Kinezë deri në vitin 2025.

3 – E ashtuquajtura diplomacia e borxhit Kinez mund ti sjellë më shumë kontroll po aq sa koronavirusi Kinez i vendos ekonomitë globale në një rënie kokëposhtë.

Iniciativa ekspansioniste Kineze e Rrugës së Mendafshit (BRI) dhe lëvizje të tjera Kineze kanë pozicionuar prej kohësh Kinën si një mbledhës borxhi që mund të përdorë pagesat që i detyrohen për të influencuar ato vende në borxhin e saj. Me rastin e koronavirusit qe shkaktoi trazira ekonomike në të gjithë botën, Kina mund ta gjejë veten me një kontroll ekonomik edhe më të madh mbi disa vende, edhe pse Pekini do të marrë një goditje të madhe nga paaftësia e saj për të mbledhur borxhet.

Azeem Ibrahim, profesor i kërkimit shkencor në Institutin e Studimeve Strategjike të Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së Sh.B.A.-së, mori parasysh atë që ai e përshkroi si “modelin e kontrollit perandorak të bazuar në borxhe të Kinës” dhe se si shpërthimi i koronavirusit Kinez mund të zgjerojë atë ndikim.

Ibrahimi shkroi:

Ndërsa këto vende në mënyrë frantike përpiqen të menaxhojnë pasojat ekonomike dhe financiare të pandemisë, ata do të luftojnë për të shërbyer borxhet e tyre ndaj Pekinit – i cili do të presë më shumë favorizime, dhe heqjen e më shumë sovraniteti, si kostoja e lehtësimit të borxhit.

Vuajtjet ekonomike janë të pashmangshme; ndërsa numri i papunësisë rritet dhe bizneset e vogla ia ngulin sytë fuçisë së falimentimit, tashmë ka mbërritur për shumë. Disa mund të jenë më elastikë se të tjerët, por vendet në zhvillim të varura si Liberia dhe Nigeria do të jenë veçanërisht të prekshme. Kapaciteti i tyre për t’iu përgjigjur pandemisë do të kufizohet nga burimet e tyre relativisht të kufizuara. Ekspozimi paraardhës ndaj borxhit mund t’i vendosë ato në një lidhje të vërtetë kur të detyrohen të bëjnë zgjedhje midis jetës së qytetarëve të tyre dhe të bëhen edhe më vulnerabël ndaj kreditorëve të fuqishëm, veçanërisht Kinës.

Roli i borxhit në zgjerimin e sferës së tij të ndikimit përgjatë Rrugës se Mëndafshit është pothuaj i mirë dokumentuar dhe kuptuar tashmë. E ashtuquajtura “diplomaci e bllokimit të borxheve” ka parë që Sri Lanka në mënyrë efektive të humbasë kontrollin sovran të një porti në Oqeanin Indian. Xhibuti, Taxhikistani, Kirgizistani, Laosi, Maldivet, Mongolia, Pakistani dhe Mali i Zi janë identifikuar të gjithë në rrezik që të humbasin në mënyrë të ngjashme kontrollin sovran mbi zonat me interes për Kinën, pasi që të gjithë tashmë i detyrohen më shumë se 45 përqind të produkteve të tyre bruto vendase Pekinit mbi projektet e Rruges së Mëndafshit.

Në frymën e të mos lejuarit asnjëherë që një krizë të shkojë drejt humbjes, ka indikacione që Kina tashmë po përdor pandeminë e koronavirusit për të ripozicionuar Nismat e saj të Rrugës së Mendafshit (BRI), një strategji zhvillimi me fokus në sigurimin e projekteve të infrastrukturës Kineze në mbi 70 vende, përfshirë këtu Evropën, Azinë dhe Afrikën. Kritikët e Kinës e shohin Nismën e Rrugës së Mendafshit si një skemë e Kalit të Trojës për të zgjeruar mbizotërimin e Kinezëve globalisht, pjesërisht duke përdorur një strategji me oferta të ulëta për të siguruar oferta të suksesshme.

Në vazhdën e pandemisë, Kina po ofron financim me kosto të ulët dhe kredi të veçanta të likuiditetit të këmbimit valutor për kompanitë e përfshira në BRI, njoftoi Pekini në fillim të këtij muaji. Kjo pasi BRI duket se ka goditur në një bllokim rrugor afatshkurtër sepse shumë vende vendosin një ngrirje të punës që vinte nga Kina për shkak të frikës se koronavirusi mund të përhapet.

Ndërsa disa analistë thonë se projekti masiv ndërkombëtar i infrastrukturës në Kinë në të vërtetë mund të marrë një goditje të shkurtër nga koronavirusi, të tjerë besojnë se kërkesa e shtuar për bashkëpunim Kinez për kujdesin shëndetësor dhe reagimi ndaj viruseve do të hape dyert për zgjerimin përfundimtar të BRI.

Matt Ferchen, kreu i studimit global të Kinës me Institutin Merkator për Studime të Kinës në Gjermani, pa të dy anët e monedhës për çështjen BRI. “Kjo Kinë qe do të shohë rrugën e mendafshit si një platformë natyrore për të shtrirë përpjekjet e tilla të diplomacisë publike, veçanërisht në vendet në zhvillim, nuk është befasi,” vërejti Ferchen.
“Kontradikta thelbësore është se rruga e mendafshit është një simbol i përpjekjeve të udhëhequra nga Kinezët për të promovuar përfitimet e lidhjes, ndërsa virusi ka ekspozuar rreziqet dhe dobësitë e lidhjes në një shkallë globale,” tha ai.

4.Kina duket se po zbaton një strategji post- virus për të fituar terren nga SH.B.A.

Për sa kohë që ekonomia Amerikane mbetet në diskutim, Kina do të kërkojë të përfitojë nga vakumi i perceptuar i energjisë i krijuar gjatë pandemisë – me gjasë në kurriz të SH.B.A.

“Kina ka një plan strategjik afatgjatë që është përqendruar në kooptimin e nyjeve dhe sistemeve në të cilat ajo mendon se mund të pretendojë fuqi shtrënguese mbi Shtetet e Bashkuara dhe sistemin global,” tha Emily de La Bruyere, bashkëthemeluese e Horizon Advisory, një firmë këshilluese që gjurmon Kinën. “Tani që bota po mbyllet, Kina sheh mundësinë e saj për të lëvizur shumë më shpejt dhe në mënyrë agresive në ato nyje dhe sisteme.”

“Ata kanë një strategji post- virus dhe ajo tashmë po zhvillohet,” shtoi Nate Picarsic, bashkëthemeluesi tjetër i Horizon Advisory.

Duke cituar qeverinë Kineze dhe burimet e mediave, Horizon lëshoi një raport javën e kaluar duke dokumentuar se “Pekini synon të zmbrapsë përpjekjet e fundit të SH.B.A.-së për të kundërshtuar praninë e jashtme ndërkombëtare të Kinës; në të njëjtën kohë për të hequr dorë nga marrëdhëniet SHBA-Evropë. ”

Kolumnisti i Washington Post, Josh Rogin shkruajti një pjesë të titulluar, “Si Kina po planifikon të përdorë në avantazhin e saj krizën e koronavirusit”.

“Në Uashington, flitet shumë për mënyrën sesi kriza e koronavirusit mund të shtojë shtytjen për më shumë shkëputje ekonomike me Kinën. Por qeveria Kineze po mendon për të në mënyrë të kundërt. Pekini po përgatitet të përdorë krizën për të përparuar strategjinë ekonomike të Kinës kundër nesh. Ne më mirë të fillojmë ta marrim ne konsideratë, “paralajmëroi Rogin.

VERITAS.COM.AL/