Aksidenti automobilistik ka ndodhur në afërsi të Derviçanit, ku kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, përkatësisht dy fëmijë të mitur, dy gra dhe dy burra. Femijet jane te moshes 7 dhe 3 vjeç.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. 6 të plagosurit janë dërguar në spital reanimacion, me fraktura të shumta.

Njëri prej mjeteve të përfshira në aksident është një makinë fuoristradë dhe ka “fluturuar” jashtë rrugës, duke u shkatërruar plotësisht.

Emrat e të plagosurve:
Kristaq Kola, Romina Turkaj, Renato Turkaj, Vjollca Pitja, Klaus Turkaj (7 -vjeç) dhe Ana Turkaj (3-vjeç). Shtetasit e mësipërm janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Veritas.com.al/