Koment: Veritas

Menjëherë sapo është marë lajmi se presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar Genti Cakaj si ministër i Punëve të Jashtme, kanë vërshuar sulmet që nga Tirana, tetova, Prishtina…, kundër Edi Ramës dhe në mbështetje të Ilir Metës.

Gjëja që bie në sy është se të gjithë ata që janë angazhuar në këtë betejë mes dy të mëdhenjve të shtetit shqiptar, janë ‘isha’.

Ka folur ish zëvendës- kryeministri i Maqedonisë, shqiptar etnik, Festim Halili, i cili nuk i ka kyrsyer lavdet për Metën derisa e ka quajtur ‘shpëtimtar të Maqedonisë’.

Ka folur nga Kosova ish- krye-negociatorja Edita Tahiri. Edhe ajo ka thënë se mbështet Metën meqë Rama ‘nuk foli këtu në Prishtinë’.

Ka folur ish ministri socialist, Luan Rama, që ka përdorur fjalë të këqija: “Baton- orgjia’,  sikur Rama bën orgji me Baton Haxhinë.

Ka folur ish- gazetarja e Tv Agon, Sonila Meco që nuk ia fal Ramës pse dëboi mikun e saj Bechetti.

Ka folur ish- ministri i qeverisë së PD, Fatmir Mehdiu, i cili ka thënë se ‘Meta ka të drejtë”.

Ka folur ish- ministri i LSI, Manjani i cili ka thënë ‘pse ndjesë Kosovës’.

Ka folur ish- ambasadorja Alma Lame e cila ka akuzuar gazetarin Haxhia dhe Thaci pse e kanë hequr nga posti i ambasadores.

Bie në sy se asnjë lider aktual ‘i gjallë’ në post nuk ka folur.

Veritas. com.al/