FBI i ka ofruar ndihmë qeverisë Meksikane ndersa autoritetet hetojnë vrasjen e turpshme të nëntë shtetasve amerikanë nga njerëz të armatosur te karteleve te droges në veri të Meksikës të hënën, i thanë Fox News zyrtarët. Ishte e paqartë nese autoritetet meksikane e kanë pranuar ofertën. Ajo erdhi disa orë pasi Meksika hodhi poshtë parakushtet e presidentit Trump për “luftë të ashper” mbi kartelet e drogës të vendit në përgjigje të vrasjeve brutale.

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador falënderoi Trump por nuk pranoi ndihmën, duke thënë: “Gjëja më e keqe që mund të kesh është lufta”. Sulmi brutal i së hënës ishte vetëm masakra e fundit që ve në dyshim qasjen “përqafime, jo plumba” të López Obrador për përshkallëzimin e dhunës vdekjeprurëse në Meksikë.

Zyrtarët thanë se të paktën gjashtë fëmijë, duke përfshirë binjakët 8 muajsh dhe tre gra që jetonin në një komunitet me bazë besimi të quajtur La Mora në shtetin Meksikan të Sonoras ishin midis viktimave. Një grua u vra ndërsa ajo dilte nga një automjet duke ngritur duart lart dhe për të demonstruar se ajo nuk ishte një kërcënim, thanë prokurorët. Të nëntë viktimat kishin nënshtetësi të dyfishtë amerikano-meksikane. Ata ishin në rrugën e tyre për të vizituar të afërmit në Meksikë dhe njëra ishte duke shkuar në një aeroport në Phoenix për të takuar burrin e saj.

Veritas.com.al/