/Veritas.com.al/

Dihet vetëm një gjë, që ndërtesa e Parlamentit të Austrisë është ndërtuar në shekullin 19.00. Edhe vetë flakët e zjarrit të sotëm, herët në mëngjes rreth 06.00, u pikasën si rastësisht nga një qytetar i zgjuar herët. Ai njoftoi Policinë e pastaj Zjarrfikësit, që mundën të venë nën kontroll flakët e zjarrit dhe tymin e dendur që u përhap nëpër qytetin e Vjenës.

Selia e Parlamentit është e vendosur në bulevardin Ringstraße, pranë Pallatit Hofburg Palace dhe Pallatit të drejtësisë. Ishte ndërtuar pikërisht për seli të Parlamentit ( Reichsrat) me dy Dhoma, në përshttaje të legjislaturës së Perandorisë Austro- Hungrareze bikamerale. Që në ndërtimin e vet, kjo ndërtesë ka shërbyer si ven i këtyre dy Dhomave, derisa u emërtuan Këshilli Kombëtar dhe Këshilli Federal i legjislaturës Austriake.

Guri i themelit të ndërtesës ishte vënë në vitin 1874, ndërsa ndërtimi u kompletua  në vitin 1883. Arkitekti ishte Theophil Hansen, dhe me këtë projekt ringjalli stilin Grek.

Flakët e sotme në çatinë ë Parlamentit krijuan një situatë të rëndë për qytetin dhe banorët e tij. Zëdhënësi i zjarrfikëseve të kryeqytetit austriak tha se flakët u vunë shpejt nën kontroll. Ai tha, gjithashtu,  se ishte ende herët për të folur se çfarë e shkaktoi zjarrin.

/Veritas.com.al/