Pasditen e sotme në Laç, pranë vendit të quajtur “Gurrëz” një person ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në një aksident rrugor.

Sipas policisë një automjet u përplas me një motor, ku po udhëtonte viktima 67 vjeç me iniciale SH.L dhe pasagjeri Sh.L , 55-vjeç.

Nga aksidenti humbi jetën shoferi i motorit, ndërsa pasagjeri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, shtetasin E.R dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.