Një grup prej 32 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe dy Prokurorë të Posaçëm kanë përfunduar një vizitë studimore në SHBA ku morën pjesë në disa takime më homologët e tyre amerikanë të forcave të rendit.

Në fokus të kësaj vizite ka qenë bashkëpunimi për çështje kritike si shkëmbimi i informacionit dhe inteligjencës, bashkëpunimi i ndërsjellë ligjor, korrupsioni, organizatat transnacionale kriminale dhe të trafikut të drogës etj.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se vizita studimore u zhvillua në Uashington DC dhe Akademinë Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Kuantiko, Virxhinia.

Grupi vizitoi gjithashtu Departamentin e Drejtësisë së SHBA dhe Qendrën e Bashkërendimit dhe Analizës (Fusion) në Maryland, Departamentin e Policisë në Baltimore dhe Administratën e SHBA kundër Narkotikëve (DEA).

“Urime 32 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe dy Prokurorëve të Posaçëm të cilët u kthyen së fundmi nga Uashington DC dhe Akademia e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Kuantiko, Virxhinia ku përfunduan një vizitë studimore dhe morën pjesë në disa takime më homologët e tyre amerikanë të forcave të rendit. Grupi vizitoi gjithashtu Departamentin e Drejtësisë së SHBA dhe Qendrën e Bashkërendimit dhe Analizës (Fusion) në Maryland, Departamentin e Policisë në Baltimore dhe Administratën e SHBA kundër Narkotikëve (DEA). Bisedime të dobishme për të dyja palët u kryen për çështje kritike si shkëmbimi i informacionit dhe inteligjencës, bashkëpunimi i ndërsjellë ligjor, korrupsioni publik, organizatat transnacionale kriminale dhe të trafikut të drogës, të arratisurit ndërkombëtarë, marrëdhëniet me mediat, asetet virtuale dhe analizat financiare në hetime komplekse, udhëheqja, negociatat e krizave, shëndetësia dhe mirëqenia, eksplozivët dhe zhvillimi i burimeve njerëzore. Programi është pjesë e Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) i drejtuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA me financim nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit të SHBA (INL).”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së SHBA-së.