Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën kombëtare Lezhë-Tiranë.

Ne aksident kanë humbur jetën dy persona. Ngjarja tragjike u shenua rreth orën 05: 10, në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë, në Fushë -Milot, në një segment rruge pa ndriçim. Aty janë përplasur dy mjetet Benz me targa TR 0143 M dhe mjeti Benz me targa LA 9785 A.

Mjeti me targa LA 9785 A drejtohej nga 35-vjeçari me inicialet B. M., i cili udhëtonte me nënën e tij T. M., rreth 65 vjeçe dhe bashkëshorten B. M., rreth 32-vjeçe. te tre pjesetar te te njejtes familje, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në mjetin me targa TR0143 M ndidheshin drejtuesi i mjetit, i cili ka gjetur vdekjen në vend si dhe një pasagjer, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë në spital.

Të dy personat janë akoma të pa identifikuar.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.