Para tre ditësh, ministri i Jashtëm shqiptar, Bushati, tha se ‘ambasada e Shqipërisë në Izrael do të vazhdojë të qëndrojë në Tel Aviv”, pavvarësisht se SHBA e zhvendos ambasadën e vet në Jerusalem. Intervistën e dha në Top Channel Tv.

Qëndrimi i qeverisë shqiptare mbi Jerusalemin është krejt armiqësor ndaj Shteteve të Bashkuara. Sot SHBA shpallën një lëvizje të re për të kuptuar cili shtet është pro dhe cili kundër SHBA.

Votimi do të kryhet nesër, e Enjte.

Shtetet e Bashkuara thotë në OKB se shtetet “do të shënojnë emrin” gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të votohet njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Përfaqësuese e Përhershme  e SHBA në OKB, Nikki Haley paralajmëroi shtetet anëtare se Presidenti Donald Trump ka kërkuar të raportohet “kush votoi kundër nesh” ditën e enjte.

Draft- rezoluta thotë se çdo vendim mbi statusin e Jerusalemit nuk ka efekt ligjor dhe se do të shfuqizohet.

Ditën e Hënë, Shtetet e Bashkuara aplikuan veton një mocion të njëjtë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Veritas.com.al/