Një posedues armësh e municionesështë arrestuar në qytetin e Elbasanit pas një operacioni policor të koduar si “Dinamo”. “Shefi” i trafikut quhet Engjell H. 62 vjeç. Të dhënat pse ky arsenal armësh në qytetin ku ka synuar të sulnojë ISIS herë pas here, të çojnë në rrugën e organizatës terroriste që ka metastazat e veta në Ballkan.

Arsenali i armëve dhe fishekëve që u zbulua në banesën kthyer në depo armatimi. Policia gjeti 131 mijë lekë të reja në banesë, të dyshuara se ishin përfituar nga kjo lloj tregtie e paligjshme.

Policia e Elbasanit njoftoi se “u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Engjëll. H., 62 vjeç, banues në Elbasan”.

Grupi hetimor i ka gjetur dhe sekuestruar:

Një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 29 copë fishekë

Një armë zjarri pushkë model 63, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 25 copë fishekë

Një pushkë sportive shul, me krëhër të vendosur në të me 3 copë fishekë

131 copë kartmonedha me prerje 1000 lekë (131 000 lekë të reja) 6 kuti me fishekë model 54, kalibër 7.62 mm, me nga 100 copë fishekë secila 45 copë fishekë pushkë sportive 30 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm 173 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm

Një armë e ftohtë thikë

Dy aparate telefoni të markave të ndryshme

Veritas.com.al/