Një ditë më parë u dënua me 1 vit e 6 muaj burg e sot është vënë në pranga. Bëhet fjalë për Odhise Andrean, bashkëshortin e Majlinda Andreas i cili është shpallur fajtor për korrupsion.

Ndërsa Majlinda Andrea, gjyqtare e Gjykatës së Lartë u dënua me 3 vite punë të detyruar, sot policia ka vënë në pranga Odhise Andrean.

Odhise Andrea u arratis nga Shqipëria, më pas në mënyrë ilegale erdhi prapë në Shqipëri,  duke u vetëdorëzuar.

Odhise Andrea ndodhej nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, por sot do të shkojë në qeli.