Më 13 janar, autoritetet serbe arrestuan 21-vjeçarin Armin Alibasiç në Novi Pazar, të dyshuar se është  një terrorist i ISIS dhe për organizimin e një atentati në territorin serb, ndoshta edhe kundër Vladimir Putinit, i cili ishte duke vizituar Beogradin me

një delegacion në 17 janar.

Alibasiç u ndalua në fshatin Potok, afër Novi Pazar, Sangiaccato. Agjentët e kishin vënë re atë ndërsa ai ecte me një çantë shpine të madhe nga e cila mund të shihej një teleskop, që u zbulua me pas se ishte i lidhur me një armë me ajër të ngjeshur. Subjekti në fjalë u gjet edhe në posedim të një kame.

Në ketë pike agjentët vendosën të kontrollonin shtëpinë e tij dhe në bodrum u gjetën shumë armë, të gjitha kimikatet e nevojshme për të bërë pajisje të improvizuara shpërthyese, një manual për prodhimin e tyre, shënime me llogaritjet e distancës midis Novi Pazarit dhe qyteteve të tjera dhe gjithashtu një flamur të ISIS.

Alibasic, i njohur si salafit, përdorte për të testuar pajisjet e tij në pyjet rreth fshatit të tij ku gjithashtu praktikonte veprime araushtarake dhe mbijetese, një profil i veçantë që kishte tërhequr vëmendjen e shërbimeve të sigurisë, madje edhe në korrespondencë me rekuentimet e tij radikalë në Sangiaccato.

Burimet lokale bënë të ditur se Alibasiçi ishte i lidhur me grupin radikal islamik të lojit wehhabit dhe salafit “Da’va Team”, shumë aktiv në mediat sociale në fushën propagandistike.

Moska edhe një herë objektiv i xhihadistëve

Megjithëse autoritetet vendore nuk kanë lëshuar elemente që dëshmojne qellimin nga ana e Alibasic per të dashur te godase Presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Beograd, dyshimet shkojnë shumë rende në atë drejtim.

Rusia në fakt është bërë armiku kryesor i xhihadistëve të ISIS dhe Al Qaedës pasi Moska filloi ofensivën në Siri në shtator 2015, gjë që çoi në humbjen e organizatave xhihadiste që funksiononin në vend, duke ndryshuar fatin e konfliktit në favor të Assad, deri në pikën që sot në Siri, edhe pse ka ende disa xhepa të rezistencës islamiste, qeveria e Asadit ka rifituar kontrollin e shumicës së territorit sirian.

Për më tepër, nuk duhet të harrohet që Moska, pas sulmeve të Volgogradit në vitin 2013, filloi një ofensivë të vërtetë kundër xhihadistëve në Kaukaz, e cila në mënyrë efektive ka dëmtuar atë që ka mbetur nga Imrat Kavkaz, duke zvogëluar në mënyrë drastike numrin e sulmeve në rajon, duke e ulur rëndë fenomenin xhihadist në aktivitetin e kryer nga pak banda të armatosura dhe vazhdimisht në kerkim.

ISIS nuk ishte as në gjendje të godiste gjatë Kupës Botërore të futbollit të mbajtur në Rusi verën e kaluar. Përkundër të gjitha kërcënimeve të lëshuara përmes internetit, me shumë imazhe piktoreske, xhihadistët nuk ishin në gjendje të ndiqnin paralajmërimet e

tyre, një humbje e mëtejshme për Al Bagdadin dhe anëtarët.

Prandaj nuk duhet të përjashtohet që një qelizë ISIS mund të ketë menduar të arrijë Moskën në Ballkan, ndoshta duke shpresuar për disa të meta nga ana e forcave të inteligjencës dhe sigurisë në zonë.

Burimet e inteligjencës serbe, megjithatë, kanë folur qartë: “Presidenti Putin është një objektiv për shkak të luftës së Rusisë kundër ISIS. Por forcat tona të sigurisë, së bashku me ato ruse, janë të përgatitura mirë dhe kanë nën kontroll situatën dhe presidenti i Federatës Ruse është absolutisht i sigurt “.

Pluhurosja ballkanike

Sangiaccato, një rajon serb me shumicë myslimane, është ende pa dyshim një nga zonat më të rrezikuara në lidhje me radikalizmin islamik në Ballkan. Thjesht mendoni se shumica e 40 luftëtarëve të huaj që u larguan nga Serbia për t’u bashkuar me xhihadistët në Siri erdhën nga kjo zonë apo nga lugina e afërt e Preshevës.

Zone e karakterizuar nga tensione etnike, kushte të vështira socio-ekonomike dhe veçanërisht papunësia e lartë e të rinjve, Sangiaccato është bërë “tokë e pushtimit” për atë radikalizëm islamik “të importuar” që kërkon të rinjtë të regjistrohen, ashtu siç shihet në zona të caktuara të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjës. Një përzierje e retorikës xhihadiste dhe rrjedhave të financimit që e bëjnë situatën veçanërisht të rrezikshme në një kontekst të fragmentuar, kompleks dhe të paqëndrueshëm si ai i Ballkanit dhe ndaj të cilit shtohet rreziku i ri-hyrjes nga luftëtarët e huaj nga vendet e zonës, por gjithashtu infiltrimi i xhihadistëve midis atyre emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Evropë përmes rrugës ballkanike.

Veritas.com.al/