Austria është shteti i radhës i cili do të njohë sigurimet shoqërore të shqiptarëve. Qeveria ka dhënë miratimin e saj për njohjen e ndërsjellët të kontributeve shoqërore; kjo i hap rrugë më pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve.

Aktualisht janë 11 shtete që kanë ratifikuar me Shqipërinë “ mbrojtjen shoqërore”, ku përfshihen të gjitha përfitimet në fushën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Shtete të tjera me të cilat vendi ky ka një marrëveshje të tillë dy palëshe është e Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Belgjika.

Nga kjo marrëveshje përfitimet më të dukshme për shtetasit shqiptarë kanë të bëjnë me bashkimin e periudhave të sigurimit. Sipas marrëveshjes të gjitha periudhat e kryera si në legjislacionin tonë dhe në atë austriak bashkohen dhe futen në kushtet e përfitimit të një pensioni.

Për ekspertët e fushës së sigurimeve shoqërore, efekti më i madh në njohjen e kontributeve të përbashkëta do të ishte nëse do të realizohej edhe me dy shtetet fqinje Greqinë dhe Italinë, si dy vende që kanë numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë.

/Sipas Monitor/