Pamjet rrënqethëse të udhëtarëve që i shpëtuan shpërthimit të avionit në aeroportin e Dubait u publikuan në mediat angleze.

Në video duken njerëzit që janë në radhë duke pritur të dalin nga porta e emergjencës. Në video dëgjohen të qarat e fëmijëve dhe britmat nga paniku, por ka nga ata që merren ende me çantat dhe bagazhet.

Një prej pasagjerëve filmon me celularin e tij, situatën e frikshme. Një zjarrfikës mbeti i vdekur mes flakëve të avionit, ndërsa të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi shpëtuan të gjallë.