(FOTO: Pamje nga vendi ku u plagos Azem Vllasi)/

Mediat e Kosovës njoftojnë se sot, ish sekretarit të parë të Partisë Komuniste në Kosovë, Azem Vllasi, i kanë bërë atentat me armë sapo ka dalë nga shtëpia e tij. Zoti Vllasi, prej vitesh ushtron profesionin e avokatit në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ku është plagosur avokati Azem Vllasi ka dalë edhe prokurorja e rastit si dhe hetuesit e Policisë.

Ata po ekzaminojnë për provat dhe po marrin dëshmi për këtë ngjarje ndërkohë që në QKU bëjnë të ditur se Vllasi është jashtë rrezikut për jetë. Policia këtë rast e ka kualifikuar si tentim vrasje ndërsa ende nuk ka të arrestuar.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar njofton se në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, pas orës 8:00 të mëngjesit të sotëm , është pranuar për trajtim një pacient si pasojë e plagosjes me armë zjarri në krah.

I plagosuri  menjëherë ka marrë ndihmën mjekësore nga ana e mjekëve të Klinikës Emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë.  Pas ekzaminimeve mjekësore, vërtetohet se  bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri.

Sipas QKU: “Vllasi jashtë rrezikut për jetën!”.

I plagosuri  menjëherë ka marrë ndihmën mjekësore nga ana e mjekëve të Klinikës Emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë.  Pas ekzaminimeve mjekësore, vërtetohet se  bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri.

“I njëjti është dërguar për ekzaminim me Tomografi të kompjuterizuar (CT)  dhe pas ekzaminimeve pritet të ndërmerren masat e  nevojshme për trajtim të mëtejmë shëndetësor”, thuhet në komunikatë.