Nga: Myslim Murrizi, Deputet i PD

Boll u talle me demokratët, zoti Basha. Mos i mashtro më, duke i mbajtur me shpresë si laraska me ‘hallatet’ e demit.

Foli hapur dhe troç ,se halli yt dhe i tufes qe te rrethon ne verbërinë e servilizmit pragmatist per nje kocke pushteti, nuk është i njëjtë KURRE me hallin e qytetareve OPIZITARE te Shqipërisë.

Shqiptaret vuajne mjerimin e keq qeverisjes, arrogancen e qeverise, presionin e pushtetit, ti tallesh me DEMOKRATET duke ju thene se ke fituar 85 perqind.

I trajton DEMOKRATET si figurante ne “ filmat” tuaj te tipit hollejvudian, duke i xhiruar para 7 ditesh dhe i shfaq me radhe qe t’i shohesh nga plazhet e Europes.

Ke 7 ditë qe ke qene ne takim tek lokali i Prof Malit ne Divjake, dhe e shfaq dje si film, per te treguar se po bën namin me takime edhe ne sezon pushimesh.

Fakti qe disa “ liderë” te opozites se bashkuar kerkojne te rregjistrohen per zgjedhjet lokale imagjinare te dates 13 tetor, pa ndryshuar asgje nga ajo çfar nga data 19 shkurt mashtruat DEMOKRATET, tregon me se miri se mosfutja ne zgjedhje me date 30 qershor, nuk paska qene per aresye politike, por per aresye KLIMATERIKE.

A mund te thuash çfare ka ndryshuar nga muaji maj qe nuk u rregjistruat si grup çunash “cuba” qe nje jave benit proteste gangosh dhe nje jave proteste silencioze langosh???

PERVEÇ TEMPERATURES SE MJEDISIT, UNE NUK SHOH ASGJE.

Pra “cubat” qe te kane mbajtur anën  (mediu, duka dhe mona) paskan patur proplem vapen per fushate, jo ramen!

Z Basha!

Se pari dua te te kujtoj qe nuk je pronar i opozites e as padrino i PD dhe i DEMOKRATEVE, por kryetari i 6 ne radhe i Partise Demokratike prej dates 12 dhjetor 1990.

U zgjodhe kryetar ne korrik 2013 pasi PD, fale arrogances dhe hajdutellikut te atyre 316 vetave qe ke emeruar ne keshillin kombetar dhe 30 te tjereve qe mender i quan antare kryesie, e rreth 500 individeve anonime qe erdhen nga g… i semes pa asnje kontribut ne 15 vite PD, u ndeshkua me 1 milion vota kundra, fale edhe prerjes ne bese nga aleanca e qelbesirave te gjirit te Lalzit siç me te drejte i cilesoi ne ate kohe Berisha.

Hezitove 1 vit rresht (deri ne qershor-korrik 21014) per te bere zgjedhjet ne deget e PD sepse ishe i dyzuar qe te vazhdoje variantin e zgjedhjeve me te preferuar, apo te beje zgjedhje me gare.

E me shume sforco ndoshta per here te pare mbas 24 vitesh ne PD u zgjodhen kryetaret e degeve me gare me te gjithe kanidatet qe deshironin.

Per dy vite ishin kryetaret me te perkushtuar, me te votuarit dhe më me integritet pothuajse ne mbi 95 per qind te degeve te PD.

Por tufa e çakejve qe te rrethonte por dhe inferioriteti yt i ardhjes pa kontribut ne krye te PD, beri qe dallimi mes nje grushti spurdhjakesh qe donin terren per lider dhe i KRYETAREVE me kontribute nga dhjetori 90 ne PD, te sillte shkaterrimin e pare dhe jo te vogel te degeve te PD-s.

Pas zgjedhjeve lokale te vitit 2015, ku te gjitha kandidaturat i vendose Ti, fillove te prishesh deget duke shkarkuar kryetaret qe per here te pare ishin zgjedhur me VOTE.

Bere partine sipas ndarjes se 61 bashkive te rames

Fillove te presesh degen ku ishe ulur vete, duke menduar qe dega do bjeri, ndersa ti do rrish ne ajer sepse ajer komplet ke ardhe ne krye te PD.

Fillove te mashtrosh DEMOKRATET me reformen ne drejtesi nga viti 2014-2016,duke bere njeherë faktorin e njehere kundeshtuesin.

Pastaj ne korrik 2016 pasi jua futi dy kembet ne nje kepuce AMERIKA , u beri synet nga gjuha dhe votuat si lepura 140 me zero.

Nuk motivuat, nuk lejuat dhe nuk i bete ftese asnje juristi apo juristeje anti rama apo anti qeveri qe te aplikonte ne organet e reja te drejtesise qe miratuat nga halli.

A mund tu thuash demokrateve PSE????

Dhe sot ben derr- derr qe reforma eshte e kapur.

Trego te drejten, eshte e kapur apo eshte e falur????

Trupen prej 27 antaresh te organeve te vetingut ( KPK,KPA, dhe komisionere publik) i ka votuar edhe PD me date 17 qershor 2017 dite e shtune ne seance te jashtezakoneshme te thirrur nga meta si kryetar kuvendi me 100 vota pro, 2 vota kunder dhe 5 abstenime.

194 aplikant qe kerkuan te jene ne kete trupe jane skualifikuar me konsensus PS-PD nga komisioni.

E pse hani m… sot duke share????

Fale reformen teritoriale ne vitin 2014 dhe neper takime premtoje qe do ta prishim dhe nuk e njohim.

Me thuaj prej vitit 2015 a ke folur nje fjale me per 61 bashkite elektorale te PS????

A ke bere prej 18 muajsh ne kuvend nje kerkese te vetme per ndryshim???

Ta kam kerkuar disa here ne grup por ke heshtur se nuk ke dashur.

Krijuam komisionin e reformes zgjedhore qysh ne shtator 2017, dhe kurre nuk more vesh çfare po behej.

A e di pse???

Sepse ti njelloj si rama nuk e do ndryshimin e sistemit zgjedhor, se ke frike si dreqi voten e QYTETAREVE.

Kur une dhe disa kolege deputet kerkonim diskutim per sistemin, ti dhe spurdhjaket kopil te reformes, zverdheshit sikur ju kapte apendesiti.

Po per çfar varianti Anglez ben derr-derr se do besh mes demokrateve???

 

Braktise kuvendin qysh ne korrik 2018 dhe fillove ta “zevendesosh” me konferenca shtypi bajate ku nuk le qeflije nga Nikla pa shpallur si kauze kombetare, duke nxjerr 3-5 here ne dite te njenjtat fytyra qe nuk i besonte njeri ne familje, per tu fituar besimin qytetareve.

Pastaj nuk e di çfar ndodhi qe me date 23 dhjetor 2018, pikerisht diten e fundit qe na digjeshin mandatet vete, u futem ne kuvend per te rregjistruar rrogen, sepse studendet ishin ne greve prej afro 1 muaji por nuk na pranonin, sepse na shihnin njelloj pis dhe njelloj hipokrit ndaj halleve te tyre.

Na kishin studiuar mire qe halli ishte ardhja ne pushtet, pra te iki nje tufe hajdutesh se u ngop, dhe te vij tufa tjeter qe ka 6 vjet qe pertypet.

Pastaj si rrufe ne qiell te hapur pas pushimeve dimerore vjen vendimi “bombe” per djegien e mandateve, qe ne fakt para 1 muaji ishin te djegura por fale “zjarrefikeseve” qe te rrethojnë, shpetuan.

Pastaj 10 here radhazi mashtroje per rrezimin e rames çdo te shtune, dhe beje nxemje te ejten me 500-600 veta para parlamentit.

Kaloi 16 shkurti, 16 marsi, 13 prilli, 11 maj, 8 qershori, 15 qershori me kapsolle e molotov dhe 23 qershori i protestes “ silencioze moderne”, dhe rama nuk ra as nga krevati jo nga pushteti.

PSE????

Pastaj gjate kesaj periudhe krijove nje “ qeveri”kombetare intelektualo-tranzitore tek hotel Tirana dhe more disa vendime te “medha” per kombin, por nuk po i sheh njeri se kur do hyjne ne fuqi, dhe se ku i kane zyrat keta mender ministra???

Pastaj krijove aleancen qytetare qe nuk do te lejonin “KURRE” te beheshin zgjedhjet e 30 qershorit, duke u tallur kur deklarove tre opsione qe kundershtonin njeri tjetrin si: nuk do te lejojme, nuk do te pranojme dhe nuk do te njohim kurre zgjedhjet e 30 qershorit!!!

Pastaj dole te shtunen vone, me date 29 qershor duke thyer edhe heshtjen zgjedhore dhe deklarove qe nuk do bejme “lufte” neser, por nuk i njohim zgjedhjet

Pastaj thirre kryetaret e bashkive ne detyre dhe deklarove qe nuk do i leshojme zyrat.

Ne fakt ajo qe po shohim eshte krejt ndryshe.

Siç duket ju paske thene te “ vjedhin” çelesat e zyrave

Pastaj u mblodhen disa militante te PD Devoll dhe Kavaje qe ishin ne pune ne bashki dhe bene sikur protestuan, sepse Ti nuk ishe aty dhe i le ne balte si çdo here tjeter.

Pastaj pazari doli sheshit kur Ti, por edhe ata qe japin “lajmet” ne pd si Tefta Radi dikur ne TVSH , nuk folet asnje fjale per 45 bashki te tjera perfshi edhe Tiranen qe nuk njihni zgjedhjet e 30 qershorit, por vetem per keto 15 qe PD i kishte prej vitit 2015.

Po nqs eshte keshtu qe Ti dhe tufa qe te rrethon nuk njeh vetem 15 bashki nga 61, fol me ramen prap se ka shume mundesi ti lë prap ato!!!

Pastaj kulmi i mashtrimit, talljes, dhe i degjenerimit te militanteve opozitare, ishte mitingu super “silencioz” i dates 8 korrik, ku shpalle fitoren plebishitare me te thelle se 22 marsi 1992, me 85 perqind!!!!!!!

Po meqenese paske fituar Ti mbi 85 perqind me date 30 qershor ( se demokratet jo qe nuk kane fituar por mbi 13 mijë hallexhinj do dalin ne rruge brenda muajit shtator), atehere per çfare vjen verdalle si P…. neper breke duke bere “ xhirime” qe shfaqen neper tv si telenovela e EZELIT????

Që lajmi te humbi nga lajmi, menjehere pasi fale 61 bashki rames, deklarove se pd nuk ka pushim por do vazhdojme proçesin e organizimit dhe protesta.

Po per çfare mund te protestoje nje “ fitues” plebishitare me 85%????

Pastaj caktove 24 “ “kordinatore” gushtarak per te “ndezur” dhe “gjalleruar” situaten.

Po edhe 24 veta nuk i gjen dot nga familje te ndryshme???

Ne Korçe 2 cakton Endrin, ne Vlore 2 kusheririn e pare te Endrit, Ilirin.

Ne Durres 1 Gentin, ne Vlore 1 kusheririn e pare te Gentit, Ervinin.

Ne Shkoder 1 cakton Gaze Bardhin, ne Lushnje, Divjake, Rroskovec cakton shoferin e Gaze Bardhit.

Po pse o Lul Basha, nuk ka demokrat te tjere qe cakton nga 2 per shtepi????

Po ne Lushnje dhe Divjake qe ke caktuar shoferin e Gaze Bardhit, te duken DEMOKRAT te dores se trete???

Ehhh mor mik

Pyet se e kane provuar te tjere para teje se çfare jane MYZEQARET dhe si ta kthejne reston kur mundohesh ti tallesh dhe perçmosh.

Pyeti pyeti se i ke aty afer ata qe e kane provuar rrevolten e qytetareve te rrethit Lushnje.

Nese e ke bere per mua, shpejt do ta kesh mundesine ta provosh se sa mund te me çvleresosh kontributin tim, ndershmerine time mbeshtetjen qe kam aty dhe se sa vlej politikisht

Sepse nuk jam hajdut tenderash, gjobvenes bashkie dhe nuk i kam futur kurre doren ne xhep askujt prej 29 vitesh.

Demokrate apo opozitare Lushnjare, nuk jane vetem nje grusht “endrrrimtaresh” karrikesh pushteti qe ju perplasnin deren surratit demokrateve gjate viteve 2005-2013, e qe shpresojne kot, se nje dite do te kthehen perseri ne karriket ku ishin

Gjej kurajo dhe prano qe nxjerja e PD jashte çdo pushteti eshte me shume se gabim

Ishalla nuk ka qene “ porosi” e ketij surratit qe te ka paguar shkollen, dhe qe e takove ne janar 2016??

Kjo Parti qe solli pluralizmin ne Shqiperi ne dhjetor 1990 pas 45 vitesh diktature, nuk e meriton te mbahet mend si partia qe pas 29 vitesh, riktheu monizmin duke dale nga sistemi, per hallin e 10-15 individeve.

Demokratet, por me shume Shqiperia dhe Shqiptaret kane nevonje per OPOZITE

Rama dhe qeveria e tij eshte bere e urryer edhe nga shume votues te saj, por Ti dhe ata qe ke “graduar” si mender lidera Ti, nuk i pjerdh askush

Nuk mund te mashtrosh Shqiptaret se kane ndryshuar karakter, dinjitet dhe ves, ata qe iken nga pushteti, me mllef te qytetareve ne vitin 2013, dhe nje grusht hajdutesh qe qeverisen me ramen 2013-2017, duke i paraqitur si “ shpikje” e re dhe e ardhemja qeverisese e Shqiperise.

Prandaj boll mashtrove dhe boll u talle prej 6 vitesh me DEMOKRATET

NUK BEHESH LIDER, PA FITUAR NJEHERE ZGJEDHJET te ka thene BERISHA ne mbledhje

E une por jo vetem, po te them qe:

NUK FITOHEN ZGJEDHJET KURRE, DUKE SHITUR BASHKEPUNTORET, DHE DUKE GRADUAR SHERBETORET

Nuk mund te shesesh per tolerance, kompleksin e frikes qe ke ndaj atyre qe te kane share me liber shpie non stop, dhe i emerove antare kryesie, pa patur asnje vote

PARTIA DEMOKRATIKE VJEN NE PUSHTET VETEM ME LISTA TE HAPURA OSE SISTEM MAZHORITARE

Por Ti dhe vemjet qe te rrethojne nuk ke hallin e ardhjes ne pushtet te DEMOKRATEVE, por ruajtjen e pushtetit te nje grushti bythecesh qe nuk i kane dhene doren nje votuesi, dhe nuk kuptojne kurre çdo te thote VOTE, se nuk jane votuar KURRE

Ata e dine voten e qytetareve, si dora qe ngriten si manikin, kur jua kerkuat ju, per te me shpallur mua “ armik”

Kthe voten si institucion ne PD, dhe kerko qe Shqiptaret te zgjedhin me VOTE, perfaqesuesit e tyre

Ose rri atje ku je tani dhe fol me Lonen te vazhdoj te dergoj ne tv kasetat, dhe rrasi ndonje te rrezuar qeverise ne fb, se 15 kryetaret e bashkive iken nje nga nje si KECA

VERITAS.COM.AL/