Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se në 8 dhjetor do të nisë një protestë pa ndalim. Sipas kreut të PD-së, kjo datë ka simbolikën e saj, por është edhe fillimi i një plani për të larguar qeverinë Rama-Meta.“Aspak nuk është vetëm përkujtimor. Sigurisht data ka peshën e vetë historike për shqiptarët, është data ku ndahet historia e Shqipërisë me atë të regjimit diktatorial dhe me atë të lirisë, të hapjes së Shqipërisë por thirrja nuk është për të ardhur thjesht në një përkujtim por për të ardhur në një lëvizje aktive politike për t’u bashkuar pa dallimet politike.
Thirrja nuk u drejtohet vetëm mbështetësve dhe votuesve të opozitës, por të gjithëve me qëllim që t’u japim mundësinë qytetarëve shqiptarë përmes një përballjeje qytetare demokratike që edhe njëherë të vendosin me votën e tyre për alternativat e nxjerrjes së vendit nga kriza”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë intervistës së tij në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.