Pavarësisht deklaratës së mjekëve, që i dënonin si absurde akuzat e Lulzim Bashës, ky i fundit ka vijuar të këmbëngulë se po fshihen vdekjet.

Kreu i PD shkruan sërish se Edi Rama po fsheh numrin real të viktimave nga Covid. Ai madje thotë se e ka për detyrë të shpërndajë të vërtetën.

“Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura” – shkruan Lulzim Basha teksa poston videon e mëposhtme.

Mbrëmjen e së enjtes, Lulzim Basha shokoi opinionin publik teksa u shpreh se 414 vdekje nuk janë deklaruar. Kreu i PD bazohet për këto pretendime tek një tabelë që e ka përpiluar po ai vetë.

VERITAS.COM.AL/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.