Kryetari i Partisë Demokratike, kur erdhi për të mbrojtur Teatrin nga shembja, në mes të disa aktivistëve politik dhe dy tre aktorëve, nuk kishte menduar se si do të dilte prej aty pa asnjë fryt. Bëri disa poza si ‘i fortë, u ul në një karrige…, por si të largohej?!

Lulzim Basha u largua në mënyrë të befasishme nga salla e Teatrit Kombëtar, aty ku janë ngujuar prej disa orësh, aktivistë dhe aktorë që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ai qëndronte përgjatë gjithë kohës me telefonin në dorë, duke shtuar kureshtjen se me kë po komunikonte, kur befas Basha u largua.

Në dalje të godinës së Teatrit Kombëtar, sikur ta kishte zgjidhur çështjen, Basha bëri me dije se kishte një drekë me rëndësi me ndërkombëtarët ndaj iku.

“Nesër firmoset marrëveshja mes PD dhe Teatrit Kombëtar. Po largohem se kam një takim me kryetarët e bashkive dhe një drekë me diplomatët. Mbështetja jonë do të vazhdojë”, tha Basha.

Lëvizja e Bashës lidhet me tensionet tek Teatri Kombëtar, ku u përplasën qytetarët e aktivistë me policinë për të mos lejuar shembjen e godinës. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre.

Veritas.com.al/