Eurodeputeti dhe reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega ka uruar sot Lulzim Basha për 31-vjetorin e themelimit të PD. Me një postim në T witter, Lega shkruan se PD ka luajtur një rol të rëndësishëm në arenë politike në Shqipëri dhe duhet të mbetet e bashkuar dhe e fortë.“Urimet më të ngrohta për 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetarit Lulzim Basha. Partia Demokratike ka luajtur një rol të rëndësishëm në arenën politike në Shqipëri dhe duhet të mbetet e bashkuar dhe e fortë”, shkruan Lega.