Bryce Baschuk, Bloomberg,

(Bloomberg) – Bashkimi Evropian dhe një grup prej 15 kombeve që përfshijnë Kinën dhe Brazilin ranë dakord të Premten për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre tregtare duke përdorur një sistem apelimi dhe arbitrazhi në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Zhvillimi vjen tre muaj pasi administrata Trump precipitoi paralizën e organit të apelimit të OBT – i cili veproi si një lloj gjykate supreme për tregtinë – duke bllokuar të gjithë të emëruarit në panelin me shtatë anëtarë.

Marrëveshja e drejtuar nga BE siguron një strukturë ligjore për kombet që të apelojnë mosmarrëveshjet e tyre në një panel prej tre ekspertësh të tregtisë që zbatojnë të njëjtat procedura të organit të apelimit për të marrë një vendim përfundimtar.Si çështje praktike, anëtarët e OBT-së, të cilët hyjnë në një sistem të tillë, në thelb do t’i nënshtrohen të njëjtit proces siç do të kishin përmes organit të apelit.

’Cilat janë prespektivat për arbitrat tregtarë pas sabotimit nga SH.B.A .

“Kjo marrëveshje dëshmon për bindjen e mbajtur nga BE dhe shumë vende të tjera që në kohë krize të punosh së bashku është zgjidhja më e mirë,” tha të Premten në një deklaratë Komisioneri i Tregtisë i BE-së Phil Hogan.

Palët në marrëveshje, përfshijnë Australinë;Brazilin;Kanadanë;Kinën;Kilin; Kolumbinë;Kosta Rikën;BE;Guatemalën;Hong Kongun;Meksikën;Zelandën e Re; Norvegjinë; Singaporin;Zvicrën;dhe Uruguajin.

Sh.B.A, e cila nuk është anëtare e marrëveshjes,ka ende fuqinë të vërë veton ndaj çështjeve në pritje kundër saj duke i apeluar ato në një boshllëk juridik. Sh.B.A po përballet me disa mosmarrëveshje të mundshme, përfshirë sfidat për tarifat e sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump për mallrat e çelikut dhe aluminit.

Katër përdorues të tjerë të mëdhenj të sistemit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të OBT gjithashtu mungojnë në marrëveshje: Argjentina, India, Japonia dhe Koreja e Jugut.

VERITAS.COM.AL