Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi është larguar nga drejtimi i këtij televizioni. Lajmi është konfirmuar edhe nga Report Tv dhe bëhet fjalë për një dorëheqje të papritur.

Ndërkohë që lajmin për bashkëpunëtorët ai e ka njoftuar përmes email-i zyrtar të dërguar në llogarinë e gjithsecilit.

“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim më atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë. Ben Blushi”-mësohet të ketë shkruar Blushi në emailin zyrtar.