Ish president dhe ish- kryeministër i Republikës, Sali Berisha, ka folur sot para gazetarëve mbi gjarjen më të fundit diplomatike e politike të qeverisë shqiptare: Votën kundër Shteteve të Bashkuara në OKB.

Ai ka bërë vija paralele mes Jerusalemit dhe Kosovës, duke nënkuptuar se në qoftë se nuk mbështet Amerikën mbi Jerusalemin, nuk ke mbështetur çështjen e  Kosovës.

“Ky ishte një akt madhor fondamental antikombëtar i klikës në pushtet- ka thënë Berisha mbi votimin.-  Jerusalemi i shqiptarëve është Kosova.

Ndaj edhe kjo që bëri Edi Rama ishte një akt ekstrem pabesie ndaj një vendi që ne i detyrohemi”.

Veritas.com.al/