Ish kryeministri dhe ish- president i Republikës, Sali Berisha, në koHën e vështirë të krizës politike nuk e ka prerë komunikimin me kryeministrin Rama. Megjithëse kundërshtarë të egër, aq më shumë në shfaqjet publiKe, zoti Berisha ka zgjedhur të jetë në anën e zgjidhjes së krizës dhe t’i shtrijë dorën “kundërshtarit” duke i ofruar eksperiencën e gjatë dhe ndihmë të përditshme

Komunikimi nuk ka qenë me debate e replika, por “miqësor” dhe këshillues, konfirmon zoti Berisha. Të paktën kështu ka qenë nga ana e ish-kryeministrit Berisha, siç e thotë vetë sonte ai në studion e “News 24” në emisionin “Studio e Hapur”.

Berisha ka rrëfyer se gjatë kësaj periudhe, por edhe pas arritjes së marrëveshjes ka shkëmbyer sms me kryeministrin Rama duke iu referuar edhe situatës politike në vend.

“I kam thënë se duhet të ndryshojë qëndrim, i kam shkruar për ecurinë e situatës politike, por edhe mesazhe të tjera. I kam dërguar SMS edhe pas marrëveshjes” – tha Berisha.

Veritas.com.al/