Sali Berisha nuk ka aspak në plan që të heq dorë nga mandati dhe më 10 shtator kur do të konstituohet parlamenti i ri, ai do të jetë aty në sallën e Kuvendi, ku SHBA nuk kërkon ta shoh pasi e konsideron si minuesin e demokracisë. Madje nëse kryedemokrati Lulzim Basha guxon ta largojë atë në moment të fundit, Berisha ka dhënë një kërcënim të drejtpërdrejt për të se do të bëjë gjithçka që t’i rikthejë vlerat PD-së që e ngriti vetë. Berisha nuk tha se cilat vepra do të kryente, por shtoi se do të bënte gjithçka që i lejonte kuadri kushtetues, (ku nuk përjashtoi largimin e Lulzim Bashës dhe marrja e drejtimit nga ai vetë). Për realizimin e këtyre veprave që do rikthenin vlera e PD nëse e largonin pa prova, Berisha u sigurua ta theksonte qartë se “ai ka një influencë të madhe në PD”

“Raportet e mia me Bashën me PD ndërtohen mbi bazën e qëndrimit ndaj disa parimeve të caktuara. Në respekt të atyre parimeve unë qëndroj plotësisht dhe nuk mundem nga asgjë, por nesër nëse PD do të merrte një qëndrim aparimor, Berisha do të bënte gjithçka që PD të rikthehet në ato vlera. Do të bëjë gjithçka në kuadrin kushtetues për rikthimin e PD në vlerat që ajo është themeluar. Ideja se PD është parti e Sali Berishës , ata që mendojnë se unë me akte konkrete me propozime konkrete kam drejtuar PD gjatë kohës që ishte në opozitë ata mashtrojë vetën e tyre. Unë kam patur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD. Pse? Nuk gjen sot ti një njeri se zyra këtë vend apo atë për shkak të mbështetjes nga Berisha apo ndërhyrjes së tij. Por influenca ime buron në PD thjeshtë se kam mbrojtur interesat e saj partie dhe demokratëve me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kam mbrojtur interesin kombëtar”, tha Berisha për emisionin “Now”.