Eksperti i Ekonomis, ish-sekretar në Partinë Demokratike, Besart Kadia është emëruar  në postin e zv.ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Besart Kadia ka mbaruar studimet bachelor dhe master për Shkenca Politike dhe Ekonomike në Bristol University në Angli.

Ai ka punuar si audit për kompaninë Ernst & Young dhe nga viti 2009 shërben si pedagog në Micro dhe Macroekonomi në UET, ku po përfundon edhe doktoraturën mbi sfidat e tregut financiar në Shqipëri.

Gjithashtu Kadia eshte edhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike në PD.