Prej kohësh pritej ngritja e Strukturës Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit ( SPAK0, por përmes pengesave të zyrtarëve më të lartë të vendit, më në fund arriti të betohet në zyrat ku ishte penguar më shumë.

Kjo u arrit në saje të këmbënguljes dhe investimit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Ata u betuan sot në mëngjes

Tetë prokurorët e strukturës së posaçme, e njohur si SPAK, u betuan para Presidentit të Republikës Ilir Meta. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit Meta: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”.

Prokurorët e parë të SPAK, me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi, janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Veritas.com.al/