Bordi Special i Karburanteve merr vendim zyrtar: Ky do të jetë çmimi i ri i naftës…

Sapo ka mbaruar mbledhja e parë e Bordit Kombëtar të Menaxhimit të karburanteve. Bordi ka vendosur që për (dy ditë) sot dhe nesër çmimi në treg i naftës të ulet nga 223 lekë në 217 lekë.
Pas dy ditësh çmimi i naftës do të vlerësohet sërish dhe mund të ndryshojë në varësi të bursës. Rama ka paralajmëruar se kush vendos çmimin abuziv më shumë se vlera e përcaktuar nga bordi ateherë biznesmeni do të gjobitet dhe do të humbë plotësisht pikën e karburantit.
Kryeministri Rama ka premtuar hetim për ato kompani që kanë abuzuar dhe me çmimet e ushqimeve të shportës.