Nga: OLIVER JJ LANE

Boris Johnson dhe Jeremy Hunt udhëheqin grupin për të qenë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar pasi Partia Konservatore qeverisëse mbajti një sondazh të brendshëm të deputetëve të mërkurën për të zbardhur listën e dhjetë garuesve deri në shtatë kandidatë të cilët do të kalojnë në një raund të dytë .

Duke marrë 114 vota – më shumë se tre kandidatët e tjerë së bashku – ishte Boris Johnson, i cili zyrtarisht filloi fushatën e tij udhëheqëse dje.

Një votim i dytë do të zhvillohet javën e ardhshme, i cili do të reduktojë me tej listën e reduktuar të shtatë kandidatëve në dy. Më pas, fletët e votimit do t’u dërgohen të gjithë anëtarëve të Partisë Konservatore, të cilët do të votojnë se ke dëshirojnë të jetë udhëheqësi i ardhshëm i partisë së tyre.

Për shkak të përbërjes aktuale të Dhomës së Ulet Britanike, kushdo që bëhet udhëheqës i partisë, do të ketë gjithashtu të drejtën për të udhëhequr qeverinë dhe për këtë arsye të bëhet kryeministër.

Ishin 313 vota të hedhura, me tre kandidate me më pak pikë që u eliminuan këtë raund.

Michael Gove 37
Matt Hancock 20
Mark Harper 10
Jeremy Hunt 43
Sajid Javid 23
Boris Johnson 114
Andrea Leadsom 11
Esther Mcvey 9
Dominic Raab 27
Rory Stewart 19

Ish-sekretari i jashtëm dhe dy here kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson, ka qenë i preferuari për të zëvendësuar Theresa May që nga fillimi i garës, madje ai ishte i preferuari për të zëvendësuar kryeministrin e mëparshëm David Cameron në vitin 2016, por u tërhoq pasi miku i tij i garës vendosi për të drejtuar fushatën e tij. Andrea Leadsom është e denje për te theksuar se është eliminuar shume shpejt në garë kësaj here, ndërsa gjatë zëvendësimit të fundit në 2016 ka mbërritur në dy të paret dhe profili i saj publik dhe përgjegjësia në qeveri është rritur ndjeshëm që nga ajo kohë.

Johnson ka qenë dukshëm absent nga lëvizjet publike gjatë fushatës së lidershipit deri më tani – ekspertet e Westminster-it pretendojnë se kjo është për shkak se kjo është gara e tij për të humbur, dhe duke pasur parasysh se si ai është perceptuar nga mediat kryesore si i prirur për gafa, sa më pak mundësi që ai i jep vetes duke thenë pa dashje gjënë e gabuar, aq më shumë mundësi ka për të fituar. Megjithatë zoti Johnson nisi zyrtarisht fushatën e tij te lidershipit të mërkurën, duke theksuar se ndërsa ai besonte se ishte e rëndësishme të përgatiste per një dalje të pastër pa marreveshje Brexiti, kjo nuk ishte vecanerisht mënyra qe ai donte të shkonte.

Ai tha të mërkurën në eventin e tij të lancimit: “Unë nuk po synoj për një rezultat pa-marrëveshje.

“Nuk mendoj se do të përfundojmë me ndonjë gjë të tillë, por është vetëm përgjegjësi të përgatitemi fuqishëm dhe seriozisht për asnjë marrëveshje, madje është e habitshme që dikush mund të sugjerojë që te heqim dorë nga një mjet jetik si negociatat”.

Megjithatë, Z. Johnson u zotua të dorëzojë Brexit me ndonjë nga format dhe tha se data dy here e shtyrë e daljes – e vendosur tani më 31 tetor – duhet të respektohet.

Veritas.com.al/