BRUKSEL (AP) – Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk thotë se Bashkimi Evropian ka miratuar një marrëveshje Brexit me Britaninë.

Tusk tweetoi se 27 udhëheqës të BE mbledhur në Bruksel “miratuan Marrëveshjen e Tërheqjes dhe Deklaratën Politike mbi marrëdhëniet e ardhshme BE-UK”.

Marrëveshja përcakton kushtet e largimit të Britanisë më 29 mars dhe vendos një kornizë për lidhjet e ardhshme.

Tani kryeministrja britanike Theresa May përballet me detyrën e ashpër të shitjes së marrëveshjes në një parlament skeptik të Britanisë së Madhe.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se kjo është një tragjedi që Britania po largohet nga Bashkimi Evropian, por që vendi po largohet me marrëveshjen më të mirë që mund të shpresonte.

Juncker tha se “është një ditë e trishtuar,”kur arriti të dielën për një samit të BE në Bruksel për të miratuar marrëveshjen e Brexit.

Ai u tha gazetarëve se samiti “nuk është as kohë gëzimi e as festimi. Është një moment i trishtuar, dhe kjo është një tragjedi “.

I pyetur nëse mund të gjendet një marrëveshje më e mirë, nëse Parlamenti britanik e refuzon atë, Juncker tha: “Kjo është marrëveshja. Është marrëveshja më e mirë e mundshme. Bashkimi Evropian nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij themelor. ”

Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaite tha se krerët e Bashkimit Evropian do të bien dakord të dielën mbi kushtet e largimit të Britanisë nga blloku, por se “varet nga Britania çfarë vjen me pas”.

E pyetur në një samit të BE-së të dielën se çfarë do të ndodhte nëse Parlamenti britanik refuzon marrëveshjen e Brexit, Grybauskaite tha: “Tani nuk është shqetësimi ynë, është një shqetësim britanik”.

Ajo tha se disa gjëra mund të ndodhin në ketë rast, duke përfshirë një referendum të ri mbi Brexit, zgjedhje të reja në U.K., ose një kërkesë për të negociuar marrëveshjen me BE.

Britania largohet më 29 mars, por marrëdhëniet dhe tregtia e ardhshme do të trajtohen gjatë një periudhe tranzicioni që zgjat të paktën deri në fund të vitit 2020.

Grybauskaite tha se “procesi do të jetë ende i gjatë “.

Veritas.com.al/