Qytetarët britanik thonë se do të hidhnin poshtë ribashkimin me Bashkimin Europian (BE) me një superioritet në votime prej 16 përqind. Kjo do të ndodhte sikur të bëheshin votime të tjera mbi çështjen në vitin 2020- sipas një sondazhi të fundit.

Madje edhe ata që votuan kundër Brexit në vitin 2016, rreth 40 për qind e tyre nuk mendonin dot atëherë se do ta votonin ndryshe në vitin 2020. Një e treta e atyre që nuk votuan në vitin 2016 për arsye të moshës ose arsye të tjera, tani thonë se nuk duan t’i bashkohen më BE-së.

Votuesit u ftuan të parashikojnë se si do të votonin pas dy vjetësh, pas bisedimeve për ndarje, sipas studimit të Number Cruncher Politics të udhëhequr nga Bloomberg.

“Imagjino si të ishte viti 2020 dhe sikur Britania të mos kishte lënë Bashkimin Europian. Në këtë situatë, si do t’i përgjigjeshit puyetjes: ‘ A do t’i bashkohej Britania BE-së, apo jo?”. 1,037 votues të zgjedhur në gjithë vendin u pyetën mes datave 27 Mars dhe 5 Prill.

Në përgjigje, 47 për qind thanë se Britania nuk do të ribashkohej me bllokun, 31 për qind thanë se edhe mundej, me 22 për qind të pavendosur.

Një masë e fuqishme, 84 për qind e atyre që votuan për Brexit mendojnë se do ta kundërshtonin edhe në vitin 2020 bashkimin me BE, me vetëm 4 për qind që edhe mund të ndryshonin mendje.

Veritas.com.al/