Policia e Qarkut Durrës ka publikuar emrat e 7 personave të arrestuar sot në flagrancë në një laborator droge të ngritur në vilën e 34-vjeçarit Valter Pashollari në Durrës. Ata janë:

Iqmet Pashollari 61 vjeç, banues në Durrës;

Bejto Kotaj 53 vjeç, banues në Shkodër;

Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë;

Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë;

Pajtim Braçaj 52 vjeç, banues në Tiranë;

Qerim Xeka 47 vjeç, banues në Krujë

Lutfi Xeka 25 vjeç, banues në Krujë.

Pronari i vilës, Valter Pashollari, është shpallur në kërkim ndërsa një 17-vjeçar do të ndiqet në gjendje të lirë.

Sipas Policisë, operacioni që ka nisur në orët e para të mëngjesit me emrin “Koordinata” zbuloi laboratorin ku ndodheshin 700 kg kanabis sativa, gati për t’u përpunuar dhe paketuar dhe çoi në arrestimin në flagrancë të shtatë personave, ndërmjet të cilëve edhe biznesmenë.

Burime pranë Policisë njoftuan se hetimi kishte nisur më 25 shtator të këtij viti nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Trafikantët e blinin kanabisin në veri ose në jug dhe e grumbullonin në laboratorin e tyre për ta përgatitur.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Efektivat e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë,Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër dhe Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Kordinata”, ku kanë zbuluar një laborator që shërbente për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike Cannabis Sattiva.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm:

• Iqmet Pashollari 61 vjeç, banues në Durrës;

• Bejto Kotaj 53 vjeç, banues në Shkodër;

• Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë;

• Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë;

• Pajtim Braçaj 52 vjeç, banues në Tiranë;

• Qerim Xeka 47 vjeç, banues në Krujë

• Lutfi Xeka 25 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Valter Pashollari 34 vjeç,banues në Durrës, i shpallur në kërkim, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

• një peshore elektronike;

• një makineri vakumi që shërbente për presimin e lëndës narkotike;

• 7 automjete dhe 15 aparate celularë të markave të ndryshme.

Gjithashtu,filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

• K.X. 17 vjeç,banues në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe”Grup i strukturuar kriminal”parashikuar në nenet 283/2 dhe 333/a të Kodit Penal.