Vendimi i Akademisë suedeze që t’i japë çmimin “Nobel” për letërsi, austriakut Peter Handke, ka nxitur reagime sidomos në vendet ballkanike, pasi ai ka qenë një përkrahës i regjimit të Slobodan Milloshevicit.

Lidhur me një vendim të tillë për The New York Times ka folur sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, i cili ka thënë se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”.

Ndërkohë në anën tjetër ‘CNN’ gjithashtu u ka kërkuar një koment nga ‘Fondacioni Nobel’ lidhur me vendimin për t’ia dhënë Handkes çmimin për letërsi.

Nga ky fondacion kanë thënë që “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.

Lidhur me këtë vendim kanë reaguar më parë shumë personalitete të politikës dhe letërsisë, në Kosovë, Shipëri dhe në botë, të cilët janë shokuar me një vendim të tillë të Akademisë Suedeze.

Shkrimtari austriak Peter Handke njihet si një simpatizant i Sllobodan Millosheviçit, i dënuar për krime lufte, një emër që ka sjellë kaq shumë vdekje dhe hidhërim në Rajonin e Ballkanit dhe për shqiptarët e Kosovës.

Veritas.com.al/