Është regjistruar viktima e 20 nga koronavirusi. Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës shtetasja me iniciale R.H.

Ajo u ekzaminua pozitiv me Covid-19 gjatë mbrëmjes së sotme, ku e infektuar rezultoi edhe motra e saj. 80 vjeçarja është viktima e parë e Covid-19 në Shkodër.

Në total numri i viktimave nga koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 20.