Varianti Delta qarkullon gjerësisht në Shqipëri. Është kjo deklarata e Komitetit Teknik i Ekspertëve.

Prania e variantit Delta në vendin tonë u konfirmua një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, pas përgjigjes që erdhi nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.

( Vijon…)