Dështon dhe përpjekja e fundit për të negociuar konsensusin për reformën në drejtësi. Negociatorët Ylli Manjani, Engjëll Agaçi dhe Oerd Bylykbashi qëndruan deri rreth orës 02;00 të mëngjesit të sotëm për të biseduar, por duket se nuk patën sukses.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një konferencë për mediat sot rreth orës 12:30.

Një ditë më parë ai tha se 94 vota do të bëhen, duke theksuar se ky është konsensusi kushtetues.