Një grup qytetarësh nga Diaspora kanë hyrë në ambientet e Kuvendit, ku kanë kërkuar nga deputetët t’u krijojnë mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 2025.
Me një parullë me mbishkrimin “Dua të votoj në 2025”, ky grup ka hedhur pankarta në sallën e Kuvendit.
Ata kanë kërkuar nga deputetët të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar nga Kuvendi t’i japë dritën jeshile kësaj çështjeje.
Në këto kushte ka ndërhyrë menjëherë Garda e Republikës, e cila i ka nxjerrë nga ambientet e Kuvendit./