As u rrëzua qeveria, as u degëdis Edi Rama- siç kishte premtuar Opozita rreth protestës.

Ish- kryeministri Berisha pranoi para protestës së dështuar të opozitës se ishte një ditë e dështuar, por për të mos e pranuar këtë të vërtetë, përdori edhe fjalën ‘triumf’. Ai tha se ishte një ‘zvarritje me triumf’. ‘Shqiptarët kanë në histori edhe ditë triumfi, por edhe zvarritje me triumf’, tha ai.

Berisha  theksoi se policia provokoi protestuesit dhe përdori një retorikë të ashpër ndaj kryeministrit Rama, duke i kërkuar atij të japë dorëheqjen, për të shmangur tërheqjen zvarrë nga ana e popullit.

“Është një narkopolici që po provokon protestuesit, pasi panë me sytë e tyre fundin e tmerrshëm dhe të shpejtë të Edi Ramës. Cilido që njeh revoltën sadopak, e ka të qartë që kjo është fundi politik i Edi Ramës. Shqiptarët kanë në histori edhe ditë triumfi, por edhe zvarritje me triumf. Diktatorët, nëse nuk lexojnë mesazhet, edhe zvarriten. Ramiz Alia pranoi pluralizmin, për të mos pësuar fatin e Causheskut. Rama bën mirë të njoftojë dorëheqjen në mbrëmje, përndryshe po shpërtheu “fuçia nukleare” e protestës, e kap atë edhe në Vlorë”, tha Berisha.

Ish kryeministri bëri një paralelizëm mes situatës në Shqipëri dhe asaj në Venezuelë, dhe theksoi se misioni i opozitës është që të rikthejë respektimin e votës së lirë.

Veritas.com.al/